Sekuestrohen 27 mijë euro drogë, policia vë në pranga një person

"Më datë 14.05.2023 rreth orës 09:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, Sektori Qendror pas pranimit te informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative në terren, në bazë të dyshimeve se i dyshuari mund të këtë në posedim një sasi të substancës narkotike, në koordinim me Policinë Kufitare në Han të Elezit është ndaluar i dyshuari dhe i është kontrolluar automjeti"

Kjo sasi e dorgës sipas policisë, dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun kosovar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se plani taktik policor i antidrogës “KTHESA”, ka vënë në pranga një të dyshuar dhe ka sekuestruar mbi 25 kilogramë drogë, në vlerë 27 mijë euro.

Kjo sasi e drogës, sipas policisë, dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun kosovar.

“Më datë 14.05.2023 rreth orës 09:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, Sektori Qendror pas pranimit te informatave përmes rrugëve operative, trajtimit të tyre dhe punës operative në terren, në bazë të dyshimeve se i dyshuari mund të këtë në posedim një sasi të substancës narkotike, në koordinim me Policinë Kufitare në Han të Elezit është ndaluar i dyshuari dhe i është kontrolluar automjeti. Në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë (Prokurorinë e Shtetit dhe Gj. E P. Paraprake) në Prishtinë është realizuar Plani Taktik policor i koduar me emrin ‘’KTHESA’’, ku gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri (3) lokacione: një banesë në Fushë Kosovë dhe dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi njëzet e pesë kilogram (25 kg 134 gr.) substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, të ndara në pesë (5) paketime. Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro)”, thuhet në njoftim.

Gjitashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe vetura “Ford Focus” ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon.

“I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me vet autorizim, ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin. Sektori Qendror i Hetimeve kundër Narkotikëve (SQHN) është mbështetur edhe nga: Drejtoria e Teknikës Kriminalistike në Prishtinë, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në Prishtinë, Patrulla Policore e stacionit policor në Obiliq dhe Patrulla Policore e stacionit policor në Fushë Kosovë. Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Hetimet janë duke vazhduar nga Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), Sektori Qendror”, përfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika