Sekuestrohen 300 kg duhan në Viti, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në komunën e Vitisë, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme duhani i përpunuar. Sipas njoftimit, njësia Task Forca – DRK Jug ka vepruar pas informatave se në një shtëpi të pabanuar po fshiheshin mallra të kontrabanduara të dyshuara se ishin futur ilegalisht nga […]
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në komunën e Vitisë, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme duhani i përpunuar.
Sipas njoftimit, njësia Task Forca – DRK Jug ka vepruar pas informatave se në një shtëpi të pabanuar po fshiheshin mallra të kontrabanduara të dyshuara se ishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.
Pas kontrollit të objektit, me autorizim të prokurorit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 300 kilogramë duhan i gatshëm për treg, me vlerë të përafërt rreth 6 mijë euro.
Humbjet nga shmangia e detyrimeve doganore dhe akcizës vlerësohen rreth 12 mijë euro.
Mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.















