Sekuestrohen 500 kg duhan të kontrabanduar, arrestohet një 47-vjeçar

Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz. Të njëjtat dyshohen se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë nga një 47-vjeçar me inicialet S.Z., i cili tashmë është ndaluar për 48 orë

Foto: Policia e Kosovës

Një automjet me targa vendore është ndaluar nga autoritetet të mërkurën, i drejtuar nga personi i dyshuar S.Z., 47 vjeçar nga Vitia.

Pas kontrollit të automjetit, policia dhe dogana e Kosovës kanë zbuluar se kishte në ngarkesë 50 shtega (500 pako) cigare të llojit FAST dhe rreth 300 kilogram duhan të grirë refuz, me dyshime se ishin kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë.

“Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari  S.Z., i moshës  47  vjeçar nga Vitia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore ne fshatin Lubishtë të Vitisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë inspektimit të shtëpisë së të dyshuarit, janë sekuestruar edhe 200 kilogram duhan Marlboro i përpunuar.

Sasia totale e duhanit të sekuestruar është 500 kilogram me një vlerë mbi 6.000 euro, ndërsa vlera e shmangieve doganore është mbi 20.000 euro.

Autoritetet kanë vepruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe në bazë të urdhrit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika