Sekuestrohen 633 paketime barnash të kontrabanduara në Prizren
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prizrenit, këtë të mërkurë janë sekuestruar 633 paketime barnash me vlerë mbi 5 mijë euro. Sipas njoftimit, këto barna janë sekuestruar në një operacion të Njësive të Doganës, ku barnat ishin fshehur në vende të ndryshme. “Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së […]
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prizrenit, këtë të mërkurë janë sekuestruar 633 paketime barnash me vlerë mbi 5 mijë euro.
Sipas njoftimit, këto barna janë sekuestruar në një operacion të Njësive të Doganës, ku barnat ishin fshehur në vende të ndryshme.
“Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro”, thuhet në njoftimin e doganës.
Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale.















