Sekuestrohen 689 fishekë, 34 gëzhoja, një flamur i Serbisë dhe një karikator i AK-47 në Banjskë

Janë gjetur dhe sekuestruar një flamur i Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator i armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm në fshatin Banjskë të Zveçanit

Në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, njësia policore ka gjetur dhe ka sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Siç njofton raporti i policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, në këtë fshat, më 24 shtator 2023, një grup terrorist nga Serbia i udhëhequr nga Milan Radojçiq, e kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas këtij sulmi, ky grup kishte hyrë në Manastirin e Banjskës, ku kishin vazhduar luftimet me Policinë e Kosovës.

Si kundërpërgjigje, policia i kishte vrarë 3 pjesëtarë të grupit terrorist. Të tjerët kishin arritur të largoheshin.

Milan Radojçiq aktualisht gjendet i lirë në Serbi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika