Sekuestrohen 7.65  tonë vajra motorike në Viti, dyshohet se vijnë nga Irani

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën ka goditur një rrjet të kontrabandës në komunën e Vitisë, duke sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje nga Irani.

Operacioni u zhvillua nga Njësia TASK FORC – Lindje dhe Njësia për Hetime Rajonale e Policisë Kufitare, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Mallrat janë zbuluar në një depo private dhe kapin një vlerë prej mbi 25 mijë eurosh.

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro”, thuhet në njoftim.

Të gjitha produktet e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për hetime të mëtejshme. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Doganës – DRK Lindje, me synim identifikimin dhe ndjekjen penale të të përfshirëve.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika