Sekuestrohen 9.4 kilogramë marihuanë në brezin kufitar në Gjakovë

Policia e Kosovës ka sekuestruar 9.4 kilogramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë në fshatin Popoc të Gjakovës, në zonën e brezit kufitar.

Sipas Policisë, rasti është zbuluar më 21 shtator, gjatë patrullimit dhe angazhimit të njësive policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.

Sipas njoftimit, disa persona të dyshuar, një natë më herët, derisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe më pas kishin braktisur automjetin.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur tri çanta dhe një qese, të cilat ishin të mbushura me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë totale prej 9 kilogramësh e 400 gramësh.

Në lidhje me rastin, një shtetas i huaj, shtetas i Turqisë, është identifikuar dhe arrestuar nga njësitë policore në Prishtinë dhe Mitrovicë të Jugut, të cilat ishin në asistim të operacionit.

Për rastin janë njoftuar njësitë relevante dhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika