Sekuestrohen armë dhe arrestohen pesë persona në Gjakovë


Pesë persona janë arrestuar në fshatin Rugovë të Gjakovës për gjuajtje me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje dhe janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.

Gjatë aksionit është konfiskuar një pushkë gjuetie me 77 fishekë, një armë automatike EN MP5 9X19 me 39 fishekë 7.62x39mm, një armë SA-47 me tre karikator me 56 fishekë të kal.7.62x39mm, një armë e shkurt pistoletë  me dy karikator dhe 23 fishekë 9×19, një karikator i revoles 9×19 mm dhe 268 fishekë 9×19 mm si dhe disa gëzhoja.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën  e mbajtjes.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika