Sekuestrohen disa produkte të rrezikshme në treg, mbi 900 lodra e pajisje të tjera

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka sekuestruar një numër produktesh në treg, të cilat janë vlerësuar si potencialisht të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në kuadër të intensifikimit të kontrolleve për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Fokusi i inspektimeve ka qenë te pajisjet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë dhe produkte të tjera që mund të paraqesin rrezik gjatë përdorimit.

IQMT bën të ditur se sekuestrimi është bërë për shkak të mungesës së dokumentacionit teknik përkatës dhe tejkalimit të afatit të përdorimit të disa produkteve.

Në total janë sekuestruar, 13 makina shpimi (trapanë), 5 gërryese këndore, 426 disqe për prerjen e hekurit dhe betonit, 251 jelekë sinjalizues, 114 helmeta mbrojtëse, 176 maska saldimi, 11 lloje ngjyrash dhe 931 lodra për fëmijë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika