Sekuestrohen dy armë zjarri në një aheng familjar

"Një nga këto kontrolla është realizuar mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor veriu në Prishtinë,  të cilët kanë sekuestruar 2 armë zjarri të cilat dyshohet të jenë përdorë në aheng familjar"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 2 armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në aheng familjar.

Në njoftimin e policisë thuhet se nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, t’i ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla. Një nga këto kontrolla është realizuar mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor veriu në Prishtinë, të cilët kanë sekuestruar 2 armë zjarri, të cilat dyshohet të jenë përdorë në aheng familjar. Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika