Sekuestrohen dy armë zjarri të përdorura gjatë kremtimit të Vitit të Ri në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri, të cilat ishin përdorur gjatë festimit të Vitit të Ri, më 1 janar 2024.

Sipas njoftimit, armët janë sekuestruar nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në dy raste të ndara.

“Hetuesit policor pas identifikimit të personave të dyshuar në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione (në fshatin Grashticë dhe në rrugën Mihail Grameno në Prishtinë), ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës si dhe përdorim i armës”.

“Të njëjtit dyshohet të kenë shtënë me armë rreth orës 00:00, me datën  01.01.2024”, përfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika