Sekuestrohen edhe 400 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, anija vinte nga Tunizia

Një sasi prej 400 mijë litra naftë janë sekuestruar nga policia e Durrësit në një anije që vinte nga Tunizia, vetëm një ditë pasi policia njoftoi kapjen e 670 mijë litrave naftë kontrabandë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ari i zi 2” u vunë në pranga u arrestuan pranga 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Në pranga u vunë shtetasit Mohammed Sallit, Wissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil, Nedio Mejdani, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba, ndërsa në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, vijon puna për kapjen e shtetasve Juxhin Koka dhe Serxha Sula.

“Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400,000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, bëri me dije policia, duke publikuar edhe video.

Dje, gjatë operacionit “Ari i zi”, u sekuestruan 670,000 litra naftë e kontrabanduar me të njëjtën mënyrë, si dhe u identifikuan 10 shtetas të implikuar në rast.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika