Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 12 mijë e 240 euro dhe 300 franga një shtetasi të Serbisë në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Në njoftimin e PK-së thuhet se gjatë kontrollimit të hollësishëm të Policisë Kufitare dhe Doganës së Kosovës tek automjeti me tabela të Serbisë, tek vozitësi i janë hasur shuma e larcekur.

“Me datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika