Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar mbi 400 artikuj tekstili në Gjilan, nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Doganës, njësiti antikontrabandë ka bërë me dije se kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, që u tha se përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI”, thuhet në njoftim.

Dogana ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër falsifikimit dhe mbrojtenb e tregut nga produktet që cenojnë të drejtën e ligjshme të pronarëve të markave tregtare.