Sekuestrohen mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë mëngjesin e së premtes ka zhvilluar një aksion kundër trafikimit të drogës, dhe ka arritur të sekuestrojë mbi një ton substancë narkotike në vlerë rreth 5 milionë euro

Prokuroria Themelore në Pejë ka realizuar një nga aksionet më të mëdha antidrogë që nga paslufta, duke sekuestruar mbi një ton drogë.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, vlera e drogës kap shifrën e 5 milionë eurove.

Operacioni është ende duke u zhvilluar, ndërkohë që priten detaje të tjera rreth hetimeve.

“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga  Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi në Facebook.

Në fotografinë nga vendi i ngjarjes së bashku me Nikçin shihet edhe zëvendëskryeprokurori në Pejë, Ersan Qavolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika