Sekuestrohen pjesë të automjeteve me prodhim serb në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, gjatë kontrollit të këtij subjekti janë gjetur prodhime serbe pa dokumente përkatëse. 

Sipas njoftimit, këto mallra janë pjesë të ndryshme të automjeteve.Ato janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme. 

“Pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan. Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika