Janë sekuestruar pronat e Gëzim Sallakut nga Prokuroria e Durrësit, nën akuzë për veprimtari kriminale.

Sekuestrimi i këtyre provave është bërë me kërkesë të autoriteteve italiane.

Sallaku akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Me kërkesë të Gjykatës të Breshias në Itali, janë sekuestruar dy objekte, dy prona dhe dy objekte të deklaruara për legalizim. Pronat janë në emër të Sallakut dhe të familjarëve të tij.

Këto janë pronat e sekuestruara:

-Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2. /Top Channel