Sekuestrohen pushkë, pistoleta e municion në Prizren

Në Prizren, të martën e 9 janarit është realizuar një operacion policor, nga i cili janë sekuestruar tri pushkë, tri pistoleta dhe municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren janë sekuestruar tri pushkë, tri pistoleta dhe municion.

Sekuestrimi i tyre u bë krahas një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuarit në Prizren, ku në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe e Korrupsionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e kanë kryer këtë kontroll, e në operacion ka ndihmuar dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Gjatë kontrollit janë gjetur disa armë dhe municion pa leje adekuate nga organi kompetent ose me leje të skaduar, andaj me urdhër të prokurorit përgjegjës armët dhe municioni i gjetur janë sekuestruar.

Armët sekuestruara nga vendi i ngjarjes janë :

-Një pushkë automatike

-Një pushkë gjysmë automatike me dylbi

-Tri pistoleta si dhe

-Një sasi e konsiderueshme e municionit të kalibrave të ndryshme.

Në këtë rast janë sekuestruara armët bashkë me municionin dhe nga Stacioni Policor Prizren kanë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, ndërsa i dyshuari është marrë nga hetuesit e Drejtorisë së Përgjithshme lidhur me veprat tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika