Një operacion i përbashkët i Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është zhvilluar në Komunën e Ferizaj dhe është udhëhequr nga Prokuroria Speciale, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së si dhe njësive përkatëse të Policisë së Kosovës.

Operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë që lidhet me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.