Sekuestrohen rreth 28 mijë euro, dyshohet të jenë të falsifikuara

Policia e Kosovës bën të ditur se njësia e forenzikës ka bërë sekuestrimin e monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe më pas, të njëjtat, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të vërtetuar origjinalitetin e tyre. Ndërkaq, rasti ka kaluar në procedurë të rregullt

Ilustrim

Dyshohet se 27 mijë e njëzet e shtatë mijë e nëntqind e tridhjetë e pesë euro janë të falsifikuara nga një shumë e parave prej 37 mijë e 968 euro të cilat janë deponuar në një ndër bankat e kryeqytetit nga dy të dyshuar.

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se çështja është trajtuar nga zyrtarë policorë të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Prishtinë e më pas lënda i ka kaluar hetuesve policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Dy të dyshuar: Sh.A., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) dhe E.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), si arkëtarë të një ndërmarrjeje, kanë deponuar në një nga bankat e kryeqytetit një shumë të parave prej 37 968 (tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë) euro. Nga kjo shumë, dyshohet se 27 935 (njezet e shtatë mijë e nëntqind e tridhjetë e pesë) euro, janë të falsifikuar. Parat që dyshohet të jenë të falsifikuara janë monedha metalike me prerje dy dhe një euro (13 746 x 2 = 27492 euro dhe 443 x 1=443 euro, pra gjithsej 27935 euro)”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se njësia e forenzikës ka bërë sekuestrimin e monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe më pas, të njëjtat, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

Me aktvendim të prokurorit, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika