Sekuestrohen substanca narkotike në Prishtinë, shoqërohen në stacion policor nëntë të dyshuar

Gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të rajonit të Prishtinës, janë shoqëruar në stacion policor nëntë të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike, që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të rajonit të Prishtinës, në raste dhe lokacione të ndryshme, janë shoqëruar në stacion policor nëntë persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.

“Gjatë 24 orëve të fundit nga njësite policore të stacioneve të Rajonit të Prishtinës, në raste dhe lokacione të ndryshme, janë shoqëruar 9 persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se kjo është bërë në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale

“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika