Sekuestrohet arma që u përdor për të shtëna në një aheng në Vushtrri

Të martën e 19 korrikut rreth orës 17:20, Policia e Kosovës për rajonin e Vushtrrisë ka arrestuar të dyshuarin B.K, 57-vjeçar për të shtëna me armë në aheng

Ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Vushtrrisë ka bërë ditur se të martën e 19 korrikut rreth orës 17:20 janë informuar për të shtëna me armë zjarri.

Pasi janë marrë informacionet, Policia e Kosovës ndërmarrë veprime të shpejta policore. Në rrugën “Jeton Terstena” në Vushtrri është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, dhe në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurtër EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri gëzhoja.

Për këtë rast është arrestuar i dyshuari B.K., 57-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për të shtëna me armë.

I dyshuari B.K., pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika