Sekuestrohet mall i kontrabanduar në vlerë prej rreth 30 mijë eurosh

Siç njofton policia, këto mallra që dyshohen si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në brezin kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë nën dyshimin për kontrabandë me mallra.

I njëjti po drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën disa pako me mallra të ndryshme si sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70000 copë, filterë Gentelmen rreth 450000 copë,  kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë, dy karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe dy pasqyra.

Siç njofton policia, këto mallra që dyshohen si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30 mijë euro.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës.

“Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftim.

Image preview

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika