Sekuestrohet rreth 7 kilogramë marihuanë në Merdare, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar, në kuadër të luftës kundër trafikimit me narkotikë.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas hetimeve paraprake, ka realizuar një plan taktik në pikën kufitare të Merdarës, ku është ndaluar një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një burrë.

Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me vlerë tregu rreth 35 mijë euro.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, është kryer edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren.

Aty janë sekuestruar prova materiale, përfshirë: rreth 7 kg marihuanë të ndarë në 24 paketime, katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike dhe dy rrotulla plastike, dy aparate për vakum, dy peshore digjitale, si dhe prova të tjera relevante për rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika