Sela: Taravari vepron nën urdhër, ndoshta mund të jetë shantazh

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, vepron nën urdhër, derisa është përgjigjur në pyetjen se a është i shantazhuar Taravari

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, vepron nën urdhër.

Kështu u shpreh ai derisa është përgjigjur në pyetjen se a është i shantazhuar Taravari.

Sela, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka vërejtur që sa herë Taravari kthehej nga vizitat e tij qoftë private apo zyrtare nga Turqia, vinte me qëllime destruktive.

“Me këtë situatë vërtet e kam pyetur veten se cili është problemi dhe në periudhën e fundit është izoluar komplet nga veprimet dhe vendimet që duhet t’i marrim, jo vetëm nga unë, por edhe nga kryesia qendrore. Kam vërejtur që saherë ka vizita zyrtare a private në Turqi, vjen me qëllime destruktive. Kur ke një njeri për të cilin ke bërë gjithë këto gjëra dhe nuk e gjen dot përgjigjen se çfarë është duke ndodhur, ti natyrisht të lindin dyshimet se ky vepron nën urdhra, ndoshta mund të jetë shantazh nuk e di”, tha ai.

Ai thekson se Taravari ende nuk ka ofertë, sepse, siç thotë Sela, ai pret ofertë nga “të vegjëlit”.

“Paraqitja dhe pozicionimi si u pozicionua duke mos pasur asnjë logjikë… ne jemi të mëdhenjtë, nuk duhet të na marrin të vegjëlit ne, por ne duhet t’iu bëjmë të vegjëlve ofertë dhe jo të presim ofertë prej tyre, ky sot e kësaj dite nuk ka ofertë sepse pret ofertë prej tyre ose prej atij që jep udhra se cila duhet të jetë oferta”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika