Selakoviq: Bisedimet Kosovë-Serbi nuk kanë nisur me zgjedhjet e fundit në Kosovë, por kanë nisur që 11 vitet

I pari i diplomacisë së Serbisë, Nikola Selakoviq ka pretenduar se raporti i prezantuar për Kosovën nga ana e Shefes së UNMIK-ut, është i pa vërtet sepse sipas tij, në Kosovë ka pasur incidente etnike

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq gjatë paraqitjes së tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me 18 tetor 2022





“Më duhet t’iu rikujtojë se bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk kanë nisur me zgjedhjet e fundit në Kosovë por, kanë nisur që 11 vitet”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq.

I pari i diplomacisë serbe ka folur para Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB), ku ka mohuar se situata në Kosovë e prezantuar nga ana e shefes së UNMIK-ut, nuk është ashtu, por sipas tij, në teren ka pasur incidente të shkaktuara nga shqiptarët dhe nga institucionet e Kosovës kundrejt serbëve në Kosovë.

“Situata nuk është e njëjtë siç është paraqitur në raport, sepse lëvizjet e Kosovës në terren kanë shkaktuar diskriminimi për popullatën jo shqiptare në terren. 105 sulme të motivuar etnikisht kanë ndodhur që nga fillimi i këtij muaji”, ka deklaruar Selakoviq.

Sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke punuar aktivisht për gjëra për të cilat ata nuk janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar në Bashkimi Evropian.

Ai ka vazhduar të pretendojë se Kosova është duke i sabotuar palët e përfshira në dialog.




Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika