Selena Gomez duket magjepsëse në festën e ditëlindjes së saj të 30-të

Selena Gomez mbushi 30 vjeç më 22 korrik, kështu edhe duke shënuar momentin historik në modën madhështore. Të shtunën në mbrëmje, ajo mbushi shtëpinë e saj në Los Anxhelos me mijëra trëndafila dhe organizoi një festë ditëlindjeje, ku shkëlqeu me pamjen e saj

Selena Gomez, gjatë hyrjes në festën e ditëlindjes së saj

Selena Gomez mahniti të ftuarit teksa zbuloi pamjen e saj magjepsëse në festën e ditëlindjes së saj të 30-të.

Të martën, në Instagram Selena ndau fotot e saj të mrekullueshme nga ditëlindja me një fustan ngjyrë rozë të pastër nga kompania e modës Versace.

Selena u shfaq me klas me fustanin e saj tërheqës, i cili ishte i dizajnuar me një tyl rozë vezullues, që ekspozonte këmbët e saj pjesërisht nga një shtresë më e hollë e zbukuruar me kristale ngjyrë rozë.

Ylli 30-vjeçar me një postim në rrejtin social Instagram, falënderoi Versace dhe stilistët e saj.

Veshja e saj kishte një mbështjellje rreth shpatullave, për të krijuar mëngë të shkurtra dhe kishte një zgjatje, të cilin e mbante mbi krahun e saj, derisa po zbriste nga shkallët me një vajzë të vogël, e cila ishte e veshur me një fustan të bardhë të lezetshëm.

Selena Gomez

Flokët i kishte të larguara nga fytyra që zbulonte më shumë format perfekte të fytyrës së saj, gjithashtu kishte vendosur edhe vath të rrumbullakët me perla të bardha.

Selena e kompletoi look-un duke ngritur shtatin e saj pesë centimetra me taka argjendi.

Në një postim shoqërues, Selena ka ndarë edhe disa nga fotot me efektin bardh e zi që i janë realizuar në festën e saj gjatë fundjavës.

Foto nga Selena Gomez

Në mbishkrimin e saj të gjatë, ajo sinjalizoi se ishte gati të hynte në të 30-at me ‘mësimet’ e të 20-ave në mendje.

“Të njëzetat e mia ishin një udhëtim nëpër momente të mira, të vështira dhe të bukura që nuk do t’i harroj kurrë. Secila prej tyre më ka formuar në personin që jam sot”, vazhdoi ajo.

Ylli i serialit më të ri, “The Only Murders In The Building”, shtoi se ajo inkurajohej nga miqtë dhe kolegët ‘të fortë, fuqizues’.

“Dua të bëj më të mirën për të marrë të bukurën dhe të dhimbshmen një ditë në një kohë dhe t’i lejoj të gjitha të më bëjnë mua më të mirën që mund të jem për veten/të tjerët/ju. Pas disa ditësh festime, zemra ime ndihet plot, mirënjohëse dhe mund të them që kanë filluar të më pëlqejnë shumë të 30-at”, vazhdoi ajo.

“Faleminderit shumë që jeni pjesë e jetës sime, ja një dekadë tjetër! Ju dua të gjithëve brenda dhe jashtë aq shumë sa dhemb!”, përfundoi shkrimin e saj.

Selena Gomez tani në një stil retro

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika