Kandidati për deputet me numrin 2 nga ‘Koalicioni për Familjen’, Selim Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që me 9 shkurt të mobilizohen dhe të votojnë numrin 129.

Në një tubim në Prizren, Pacolli ka theksuar se familja është shtylla dhe kurrizi i programit të tyre Qeverisës.

“Arsyeja se në arritëm një marrëveshje për Koalicionin me partnerët tanë ishte pikërisht familja, që është shtylla dhe kurrizi i programit tonë. Në nuk e kemi vetëm familjen në qendër të qeverisjes sonë, mirëpo është një program i studiuar mirë nga njerëz të fushave duke nisur nga zhvillimi ekonomik, shëndetësia, bujqësia, blegtoria dhe të gjitha dikasteret e tjera”, ka thënë Pacolli para shumë qytetarëve dhe simpatizantëve të koalicionit.

Tutje ndër të tjera, Pacolli është shprehur se programi qeverisës i ‘Koalicionit për Familje’ është programi më i mirë se i subjekteve të tjera politike.

Pacolli gjithashtu ka akuzuar partitë e tjera se nuk po i realizojnë premtimet e dhënë e që sipas tij, janë të njëjta tash e 24 vite.