Selimi: Bisedimet kanë degraduar në një dialog teknik

Nuk duhet të përpjesëtohen raportet tona me SHBA-të

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selim, ka komentuar deklaratat e Presidentes Vjosa Osmanit edhe Kryeministrit Albin Kurtit, kur këta kishin thënë se, relacioni jonë më Amerikën nuk duhet te lidhet me dialogun me Serbinë.

“Në mënyrë ironike po e lidhin të mëdhenjtë tonë me Shtetet e Bashkuar të Amerikës(SHBA) dhe po e përpjesëtojnë me të”, ka deklaruar Selimi, në emisioni Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Dialogu ka degraduar në një dialog teknik, fatkeqësisht i cili nuk po tregon as një rezultat“.

I gjithë ky izolimi edhe përpjesëtimi i raporteve të shumëfishta me SHBA-të, jo vetëm me dialogun, por sipas Selimit faji është “i kryeministrit edhe presidentes. Dialogu është pjesë e relacionit tonë me SHBA-të “.

Ndërsa ky i fundi ka treguar arsyet përse shkohet në SHBA, ku ka thënë se në SHBA shkohet për siguri, dialog, ekonomi dhe për çështje sociale.

Selimi ka thënë se Kurti, po sillet si një fuqi nukleare me SHBA-të, e cila ka bruto prodhimin vendor(GDP) me trillona, këtë sjellë e ka cilësuar si problem.

Selimi ka vlerësuar se ne nuk duhet të merremi me demokratizimin e Serbisë, por me relacionet tona SHBA-të dhe me shetet perëndimore.

Sipas këtij te fundit, as kryeministri as presidentja nuk kanë lobuar që të bëhet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika