Selimi: Çdo serb që guxon të mos i bindet diktatit të Beogradit, arrestohet nga policia sekrete serbe

Petrit Selimi, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka reaguar ndaj arrestimit të Nikola Radimiroviç nga Serbia. Sipas Selimit, Radimiroviç është arrestuar, sepse nuk i është bindur diktatit të Beogradit për të mos punuar me autoritetet kosovare. Selimi e ka vlerësuar këtë arrestim si një mjet të frikësimit për serbët që nuk u binden politikave të Beogradit

Petrit Selimi, ish-ministri i jashtëm i Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas arrestimit të Nikola Radimiroviç, nga Serbia.

Sipas Selimit, arsyeja e arrestimit të Radimiroviçit është se ai nuk i është bindur diktatit të Beogradit për të mos punuar me autoritetet kosovare.

“Nikola Radimiroviç, një nga pak serbët e Kosovës që ende punon me autoritetet aktuale komunale veriore, është arrestuar nga policia sekrete serbe duke kaluar kufirin me të fejuarën e tij”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Por ky lloj i arrestimeve sipas ish-kryediplomati kosovarë ka për qëllim frikësimin.

“Është një model i njohur për të frikësuar çdo serb që guxon të mos i bindet diktatit të Beogradit”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika