Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka deklaruar se UÇK-ja nuk mund të dënohet dhe se ajo, sipas tij, është pjesë e historisë dhe pasuri e popullit të Kosovës.

Duke folur në Debat Plus, Selimi ka thënë se pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Kosova nuk do të ishte në gjendjen në të cilën ndodhet sot.

“Kurrë nuk mundet të dënohet UCK-ja. UCK-ja është pasuria e këtij populli, pa UCK-në ne sot s’do të ishim këtu. Kush kanë qenë pjesëtarët e kësaj organizate, sa dëshmorët i kemi dhënë në krye me Adem Jasharin, cilës organizatë kanë qenë.. sa veteranët i kemi, sa invalidë. Të gjithë kanë qenë të ushtrisë më të lavdishme, UCK-së. Kësaj organizate që ky trup gjykues  mendon t’i dënoj. Nuk mund t’i dënoi askush. As nuk ka kush që e fyen apo zhbën UCK-në, sepse ajo ka dal nga populli”, ka deklaruar Selimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika