Selimi: Kurti e bën gjyqësinë vetë dhe kjo e bën të tmerrshme këtë qeverisje

Selim Selimi, ish-ministri i Drejtësisë, për çështjen e veteranëve ka thënë se, kjo është një betejë të cilën e ka dizajnuar dhe krijuar Kurti e gjithashtu edhe e ka mirëmbajtur Kurti

Ish-ministër i Drejtësisë, Selim Selimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se nëse shikohet opozitarizmi i Kurtit me dhjetra postime të tij ai thotë se Vetëvendosja i do veteranët dhe i mbron veteranët, e për këtë Selimi ka thënë se veteranët i besuan Kurtit, gjithashtu edhe pjesa tjetër e popullit dhe pë këtë Albin Kurti ka ardhur në pushtet.

Selimi ka thënë se sot ka qenë testi i Kurtit që të mbrojë veteranët, ku sipas tij Kurti ka ngelur me qëllim në këtë test, për shkak se i konvenon ta ketë këtë diversion politik.

“Qeveria e ka humbur rrugën në oborr” ka thënë Selimi, i cili ka thënë poashtu se Kurti e ka përkthyer korrupsionin.

“Në këtë moment unë konsiderosj se Qeveria e ka humbur rrugën në oborr të vet, i duhet një diversion me të cilin ka nevojë të shpërqëndrojë opinionin publik, edhe diversioni me betejën e Kurtit me veteranët i konvenon sepse nuk e ka elektorat te vetin dhe ka disa elemente që mundet me i lidh me korrupsionin. Kurti e ka përkthy korrupsionin, e ka lidhur korrupsionin me luftë e me disa komandantë dhe ushtarë”, është shprehur Selimi.

Ndër të tjëra ai ka shtuar se kjo betejë i konvenon Kurtit, për shkak se mund të zgjidhet shumë lehtë, pasi është diskutuar kalkulimi financiar.

“Është i thjeshtë por Kurti vendosi mos ta bëjë, dhe arsyetimi i Kurtit ishte, Listat nuk janë pastruar, vetëm autokratët, mbretërit e bëjnë gjyqësinë para gjykatës, ai tha nuk janë pastruar listat sepse sepse nuk janë 60 mijë 30 mijë…”

Sipas Selimit ajo që ka bërë Kurti është vendim të cilin e dha Kurti.

“Ai e dha verdiktin e një procesi që gjindet në gjykatë, pra Kurti e bën gjyqësinë vetë dhe kjo e bën të tmerrshme dhe të frikshme këtë qeverisje veçanërisht çasjen e Kurtit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika