Selimi: Kurti është zhveshur nga të gjitha kauzat e tij

Analistët në emisionin "Debat Plus" kanë komentuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke krahasuar qëndrimet e tij në opozitë për marrëveshjen e nënshkruar për energji Kosovë-Serbi dhe ato të tanishme, derisa është në pushtet. Sipas analistave, Mushkolaj dhe Selimi, Kurti është zhveshur nga premtimet, sepse nuk ka realizuar ato kauza që i ka pasur sa ka qenë në opozitë

Analisti, Selim Selimi në Debat Plus

Analisti, Selim Selimi, ka krahasuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa ka qenë në opozitë dhe tash sa është në pushtet, duke krahasuar figurën e tij me figurën e mbretit në fabulën e Andersenit.

Në emisionin “Debat Plus”, Selimi ka thënë për mbretin në përrallën e Andersenit se ka qenë një mbret i cili ka jetuar në një mbretëri që është veshur me rroba të reja dhe të mira, duke thënë ashtu si ishte Kurti në opozitë, që i kishte kauzat e mira për ndryshim, me kauzë opozitariste.

Ndërsa para ardhjes së tij në pushtet, siç thotë ai, Kurti veshej me disa rroba që nuk i veshte askush sikurse mbreti, duke thënë se Kurti vendoste që rrobat e reja të ia dizajnonte dikush tjetër, duke shtuar se është lidhur me Lajçakun, dhe siç thotë ai, Kurti doli mbret lakuriq, sepse është zhveshur nga kauza e tij.

Sipas tij, Kurti është zhveshur nga të gjitha premtimet.

“Nga kauza e tij që Kosova do të jetë e hapur, ka shkuar në eskurzion në ShBA për 20 ditë, duke e izoluar Kosovën, nga një person që i tha jo hajnisë, sot ky person po ka skandale me familjarë çdo ditë, nga ai person që e pranon një Elektroserver, për dicka që e kundërshtonte më herët”, ka thënë Selimi.

Mushkolaj: Premtimet e Kurtit janë shkrirë

Ndërsa analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se ndryshimet e politikanëve i sheh në vendimet që ata i marrin.

Sipas tij, nëse marrëveshja për energji Kosovë-Serbi, atëherë paska qenë e dëmshme, nuk mund të jetë e mirë as tani kur nuk është ndërruar asnjë presje.

“Nuk mundet para 5 vjetëve, të jetë e keqe, e më vonë të jetë e mirë”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti, Imer Mushkolaj në Debat Plus

Sipas tij, efekti pozitiv i kësaj marrëveshjeje është që qytetarët serbë në veri do të paguajnë energjinë elektrike.

Ndërsa efekti negativ, sipas tij mbetet të shihet kur të bëhet zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve të Kurtit ka qenë i dukshëm, sepse në premtimet që i ka dhënë me pompozitet, tashmë janë shkrirë.

“Duke pasur parasysh këto specifika, ndryshimi i qëndrimeve ishte i dukshëm, vendimet që i kanë dhënë me pompozitet, ato janë shkrirë, nuk ekzistojnë, as në diskursin politik, as në programin qeveritar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika