Selimi: Ky pushtet e shkel ligjin dhe Kushtetutën sepse është mbi drejtësinë

Pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje nuk i qëndron standardit të vet që ka krijuar dhe kur të dënohet dikush që nuk është në partinë e tyre drejtësia ka shkuar në vend, ndërsa kur të dënohet dikush nga radhët e tyre drejtësia është e kapur, kështu ka konstatuar Selimi

Selim Selimi ka folur se si pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje e shkel ligjin dhe kushtetutën, dhe e konsideron veten mbi ligjin.

Sipas tij, në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje, për ndonjë hajdut apo ndonjë matrapaz që ka kryer ndonjë krim siç është vjedhja apo ndonjë vepër tjetër penale, e ka identifikuar si pjesë të një partie edhe nëse ai nuk ka qenë në atë parti.

”Ata kanë krijuar këtë standard duke thënë se ky është i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, ose Partisë Demokratike të Kosovës, për këtë arsye ne kemi legjitimitetin e plotë që kësaj deputeteje të Vetëvendosjes t’i themi njëjtë pasi që është dënuar me 3 vjet burg”, ka thënë Selimi.

Ish-ministri i drejtësisë ka shtuar se në Kosovë ka pasur standard në të kaluarën pasi presidentët kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar se kanë bërë shkelje ligjore, siç kanë qenë Behgjet Pacolli e Fatmir Sejdiu. Po ashtu, ai ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit për t’u ballafaquar me drejtësinë në Hagë.

Ndërsa edhe Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje për t’u ballafaquar me drejtësinë, dy herë, dhe ky standard nuk po respektohet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë Selimi.

“Standardi është se drejtësia është e ndarë nga politika, ky është standardi dhe ky duhet të mbetet i tillë”, ka thënë Selimi në Debat Plus.

Ndërsa ai ka përmendur shembullin e Ministres së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagvci, e cila ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Nagavci e krahason vetën me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ku thotë se gjyqtarët s’po japin dorëheqje kur po e shkelin ligjin”.

“E kemi një Qeveri që e sheh drejtësinë si një mjet oportunist për mbajtjen e pushtetit të vet, sepse argumenti është, kur këta dënohen thonë se drejtësia është e kapur, por kur të dënohen ata thonë se drejtësia po funksionon”, ka shtuar Selimi.

Sipas tij, pushteti e do drejtësinë si mjet dënimi, si mjet për shpërlarje të vetes, dhe për të tjerët që dëshirojnë të vijnë në pushtet duhet të kalojnë nga sistemi i drejtësisë.

“Ky pushtet nuk pret fjalën drejtësi, sepse e merr një hap para drejtësisë pasi e sheh veten mbi drejtësinë”, është shprehur ai.

Për fund, Selimi gjithashtu ka thënë se Martin Berishaj, Jetmire Vrenezi, Arbërie Nagavci, janë Vetëvendosje, dhe se Lëvizja Vetëvendosje për 10 vjet ka linçuar individë të partive të tjera, dhe tani të tjerët e kanë legjitimitetin t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika