Selimi: Në qeveritë e Kosovës ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë ‘’mashtrues’’
Selim Selimi ka folur për krijimet e e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka thënë se zëvendës ministri i drejtësisë, Blerim Sallahu është një simptomë që tregon se çfarë ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Ish- ministri Selimi ka thënë se Sallahu në fillimet e tij si zëvendës-ministër i drejtësisë ishte hedhur në aksion me një dosje të kuqe […]
Selim Selimi ka folur për krijimet e e Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka thënë se zëvendës ministri i drejtësisë, Blerim Sallahu është një simptomë që tregon se çfarë ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje.
Ish- ministri Selimi ka thënë se Sallahu në fillimet e tij si zëvendës-ministër i drejtësisë ishte hedhur në aksion me një dosje të kuqe ku ishte prishur me Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës si dhe me Shërbimin Korrektues.
Sipas mendimit të Selimit, hovin e tij e kishin ndalur ose LVV-ja ose ndërkombëtarët.
“Sallahu është një (filiz) i rritur politikisht në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa tash është bërë dogmatik” ka thënë Selimi.
Ndër të tjerash ai thekson se kur një parti si LVV-ja dërgon militantë të saj dhe jo profesionalistë kështu bëhesh gaz i botës.
Selimi ka thënë se në pozitat e rëndësishme të shtetit siç janë Ministria e Drejtësisë, e Punëve të Brendshme, e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit duhet të dërgohen njerëz profesionalë dhe jo militantë të tillë siç është Blerim Sallahu.
“Në të gjitha qeveritë ka mashtrues, ka pasur gjithmonë dhe do të vazhdojë të ketë, ndërsa ai që është hajdut dhe vjedhë në tendere duhet të kalbet në burg” ka thënë ai.
Qeveria i jep llogari 120 deputetëve, të cilët nuk janë veç të LVV-së, sipas Selimit.
Ndërsa Arbër Rexhaj, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë ‘’se nuk dëgjohet zëri i ministrit, Liburn Aliut as i atij aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Florent Ramçaj, i cili është daja i këtij personi në fjalë, por kjo për mua nuk do të thotë asgjë, përkundrazi i përshëndes hetimet e nisura nga Prokuroria Speciale e Kosovës”.
Tutje ai ka thënë se Qeverisë së Kosovës, brenda 14 muajve iu janë veshur papërgjegjësia, vonesat, padituria, dhe korrupsioni, ndërsa ai nuk beson në asnjë formë se mund të ketë persona të korruptuar brenda LVV-së ngase ai ka pohuar se është brenda dhe ka dijeni që nuk ka persona të tillë të korruptuar.

“Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje po goditet në shtyllat kryesore të saj”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se në të kaluarën ka qenë për një kohë të gjatë deputet dhe për çdo mëngjes ka parë skandale nga qeveritë e kaluara.
Selimi i është kundër përgjigjur duke thënë se edhe ky për çdo ditë sheh afera nepotizmi e korruptive të qeverisë Kurti 2.
Rexhaj shtoi se ju dhe të gjithë të tjerët po mundohen t’i bëjnë marketing të zi LVV-së.
“Për fat të keq kjo ka për qëllim ta gjymtojë Albin Kurtin, duke ia goditur shtyllat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje,sepse një ndër shtyllat kryesore është Liburn Aliu”, është përgjigjur Rexhaj.















