Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se Kurti nuk ka dhembshuri për qytetarët e tij.

“S’e ka problem me dekë njerëzit në protesta të tija”, ka thënë Selimi.

“S’e ka problem që arsimtarët me qenë në grevë dy muaj, as me police në rrugë, se ka problem me ja permend n’qeveri grunë e smutë ministrit te mbrojtjes”, ka shtuar ai.

Më tutje, ish-kryediplomati i Kosovës ka theksuar se Kurti “s’ka probleme të tilla”.

“Kemi kryeministër që e ka të pamundun me shfaqë empati”, ka përfunduar ai në rrjetin social X.

Kemi kryeminister qe e ka te pamundun me shfaq empati. Se ka problem me dek njerezit ne protesta te tija, se ka problem arsimtaret me qene ne greve dy muaj, as me police ne rruge, se ka problem me ja permend n’qeveri grune e smute ministrit te mbrojtjes. S’ka probleme te tilla. https://t.co/FiEUwspndc

— Petrit Selimi (@Petrit) November 2, 2023