Selimi: Vizita e Kurtit në SHBA ishte “ekskursion”

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi vizita e Albin Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë ekskursion dhe keqpërdorim i parasë publike

Selim Selimi

Selim Selimi është shprehur se atë që e ka bërë ambasadori amerikan Hovnier të martën e 31 majit, është një gjë shumë e mirë pasi që ai sipas tij, ka rikujtuar vizitën e Kurtit në Amerikë të cilën ai e ka quajtur ekskursion.

Selimi ka thënë se duhet të flasim gjithmonë për keqpërdorimin e parasë publike nga kryeministri i Kosovës, i cili ka qëndruar 20 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se ne çdo ditë duhet të flasim për keqpërdorimin e parasë publike nga Kurti”, ka thënë Selimi.

Ai ka përmendur “hotelin, aeroplanin dhe takimet në koridore”, të kryeministrit Kurti.

Ish-ministri i drejtësisë tutje ka deklaruar se mëditjet dhe shpenzimet kanë dallim, por se Kurti nuk i ka përdorur mëditjet ku ai ka thënë se i takojnë mbi njëqind euro në ditë kur ka vizitë në Amerikë, por Kurti ka paguar hotelin gjë që është në rregull sipas tij.

“Por ne duhet të kërkojmë llogari. Takimet që i ka mbajtur Kurti, a reflektojnë në paranë publike që i ka harxhuar”, ka thënë Selimi në “Debat Plus”.

Ai ka thënë se Albin Kurti është anti amerikan sepse për 20 ditë qëndrimi në SHBA ai nuk është takuar me askënd prej një niveli i cili e reflekton pozitën e Kurtit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika