Selmanaj: Në veri të Kosovës nuk ka fare kushtetutshmëri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, duke komentuar menaxhimin e situatës në veri të Kosovës nga Qeveria e kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se aty nuk ka kushtetutshmëri.

Sipas tij, në veri nuk ka shtet të Kosovës dhe se fati i qytetarëve është në duart e grupeve kriminale.

“Situata se si është menaxhuar veriu i Kosovës me Albin Kurtin, pasi sot nuk kemi Kushtetutshmëri fare atje, atje s’ka shtet Kosova hiç fare. Atje fati i qytetarëve serb është në dorë të grupeve kriminale, në dorë të maskave, në dorë te njerëzve pa targa, me targa e kështu me radhë”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti në veri të Kosovës, pozita e shtetit ka degraduar në negociatat me Serbinë dhe sipas tij, miqtë ndërkombëtarë e kanë parë atë degradim dhe kanë ofruar një marrëveshje bazë.

“Sjelljet unilaterale të njëanshme të Qeverisë Kurti e kanë sjellë situatën në Veri ashtu që më pas sipas vlerësimit tim pozicioni i Kosovës ka degraduar në negociata dhe kam përshtypjen që edhe miqtë tanë ndërkombëtar duke parë degradimin e madh që po i bëhej Kosovës në raport me dialogun, sikur thanë që “hej merreni këtë marrëveshje edhe pse ka shumë të panjohura ndaleni degradimin”. Nga përpjekja për një marrëveshje finale nga përpjekja për ta mbyllur problemin me Serbinë e kthyen në një situatë ku është  një marrëveshje bazë”, ka thënë tutje ai në emisionin Debat Plus.

Ndërkaq, ai duke folur për planin e Bashkimit Evropian (BE), për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se për herë të parë nuk është referencë Kushtetuta e Kosovës.

“Ky është dokumenti i vetëm ndoshta ose ndër më të rrallët në raport me Serbinë që për herë të parë nuk janë referencë në asnjë paragrafë Ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

Por, analisti Dardan Gashi i është kundërpërgjigjur se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij, në planin evropian flitet për njohjen e integritetit territorial dhe për njohjen e ligjshmërive.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika