Senati miraton Kristi Noemin për postin e sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e presidentit amerikan Donald Trump për ta ndalur migracionin e paligjshëm.

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e presidentit amerikan Donald Trump për ta ndalur migracionin e paligjshëm.

Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.

Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Hegseth u betua të shtunën.

Noem dhe Hegseth i bashkohen sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.

Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e sekretarit të Thesarit.

Noem, një aleate e presidentit Trump mori 7 vota nga demokratët.

Republikanët, të cilët gjithsesi i kishin votat e nevojshme për ta miratuar kandidaturën e saj, shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Noem falënderoi presidentin Trump për “besimin që i dha për të shërbyer si sekretare e Sigurisë Kombëtare”.

“Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!” – shkroi aj.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”./VoA

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika