Senatorët amerikanë: Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e paqes me Serbinë, para se të anëtarësohet në NATO

Kosova duhet ta zbatojë një marrëveshje paqeje me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Perëndimi, nëse dëshiron të arrijë qëllimin e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, thanë të hënën dy senatorë amerikanë që vizituan Prishtinën.

Senatorët demokratë amerikanë, Chris Murphy, një anëtar i komitetit të marrëdhënieve me jashtë, dhe Gary Peters, i cili është pjesë e komitetit të shërbimeve të armatosura, u kërkuan të dy vendeve të veprojnë shpejt në lidhje me marrëveshjen e arritur në mars, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ata janë pjesë e një delegacioni të Kongresit që viziton Ballkanin.

“Rruga [e Kosovës) drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian kalon përmes një marrëveshjeje me Serbinë. Ky është një fakt i vështirë,” u ka thënë Murphy gazetarëve në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, raporton Reuters, përcjell Dukagjini.

Kosova, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nuk njihet si shtet nga katër anëtarë të NATO-s: Rumania, Spanja, Greqia dhe Sllovakia, por Murphy ka thënë se të katër shtetet mund të binden të pranojnë Kosovën në NATO, nëse zgjidhen mosmarrëveshjet me Serbinë.

Por, sipas tij, e gjithë “kjo varet nga realizimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje[Ohrit]”.

Pavarësisht nga një marrëveshje në mars për normalizimin e marrëdhënieve, nuk ka pasur përparim në terren, veçanërisht në veri të Kosovës, ku rreth 50,000 serbë ende nuk e pranojnë shtetësinë e Kosovës.

Uashingtoni është mbështetësi kryesor i Kosovës, si politikisht, ashtu edhe financiarisht. Aktualisht, ka rreth 4,000 trupa të NATO-s në Kosovë, prej të cilëve 600 janë nga Shtetet e Bashkuara, për të ruajtur paqen e brishtë.

Serbia dhe aleati i saj tradicional Rusia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe Moska e ka bllokuar ofertën e vendit për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Beogradi ende e konsideron Kosovën pjesë të territorit të tij.

Shija e redaktorit

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i ka nisur procedurat për anëtarësimin në Asociaiconin e Komunave të Kosovës (AKK). Atiq ka kërkuar...

Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

Gjyqtarët e apelit të OKB-së rritën ndjeshëm dënimet e dy bashkëpunëtorëve të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, duke i konsideruar ata përgjegjës për përfshirje...

Raportimi nga veriu, gazetarët tregojnë eksperiencat e tyre në “Radar”

Raportimi nga e premtja në komunat në veri të vendit ishte një tjetër sfidë për gazetarët në Kosovës. Në mesin e provokimeve, të sharave,...

Të fundit nga rubrika