Senatori amerikan Lindsey Graham, republikan prej kohësh nga Karolina e Jugut, ka ndërruar jetë “nga një sëmundje e shkurtër dhe e papritur”, ka bërë të ditur për CNN një zëdhënës i zyrës së tij.

Zëdhënësi nuk ka dhënë detaje të tjera rreth gjendjes së Grahamit, i cili ishte 71 vjeç.

“Familja e senatorit Graham i vlerëson lutjet në këtë kohë dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë”, tha zëdhënësi.

Graham, një aleat i afërt i presidentit Donald Trump, ishte zgjedhur në Senatin amerikan në vitin 2002 dhe po kandidonte për një mandat të pestë në zgjedhjet e ndërmjetme që do të mbahen këtë vjeshtë, raporton CNN.