Senatori Menendez takohet me Osmanin, e falënderon për strehimin e refugjatëve afganë dhe ukrainas

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez, ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington.

Pas takimit me Osmanin, Menendez ka njoftuar se me të kanë biseduar në lidhje me ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, Menendez ka falënderuar shtetin e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe ukrainas.

Senatori amerikan ka thënë se partneriteti SHBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.

“Kënaqësi të pres presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për një bisedë të rëndësishme mbi luftën kundër ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. Gëzohem që kam mundësinë ta falënderoj për qasjen me zemër të hapur të Kosovës në pritjen e refugjatëve afganë dhe ukrainas. Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë si kurrë më parë”, ka deklaruar senatori.

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në SHBA pas pjesëmarrjes në funeralin e ish-Sekretarës së shtetit, Madeleine Albright.

Ajo kishte thënë se gjatë qëndrimit në SHBA do të takohet me përfaqësues të lartë të shtetit dhe se do të jetë një vizitë e gjatë.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika