Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion për Asociacionin, duket se s’ka fare presion për Serbinë
Senatori amerikan Bob Menendez ka shprehur shqetësimin se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk po zhvillohet në mirëbesim. Ai ka vënë në dyshim seriozitetin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen e Ohrit dhe pavarësinë e Kosovës. Menendez gjithashtu ka theksuar se nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një “Republika Sërpska” si në […]
Senatori amerikan Bob Menendez ka shprehur shqetësimin se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk po zhvillohet në mirëbesim. Ai ka vënë në dyshim seriozitetin e Serbisë për të respektuar Marrëveshjen e Ohrit dhe pavarësinë e Kosovës.
Menendez gjithashtu ka theksuar se nuk ka garanci që Asociacioni nuk do të bëhet një “Republika Sërpska” si në Bosnjë e Hercegovinë.
Senatori amerikan tha se ndaj Beogradit nuk po ushtrohet presion, duke shtuar se Vuçiç po vazhdon të përqafojë narrativë nacionaliste, sikurse ideja për “Serbinë e Madhe” , ashtu siç presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shtyn përpara idenë për “Rusinë e Madhe”.















