Senatori i Kongresit Amerikan, Chris Murhpy, ka publikuar një video ku shihet ndotja që shkaktohet nga Termocentralet e KEK-ut. Edhe ai ka ngritur shqetësimin për fëmijët që jetojnë në zonat që kanë kontakt drejtpërdrejt me ndotjen, që, sipas tij, e shkaktojnë termocentralet me qymyr.

“Kosova e merr pjesën më të madhe të energjisë nga dy termocentrale të pabesueshme të pista me qymyr. Ju mund të shihni këtu se si ndotja qëndron në luginë. Imagjinoni të jeni një fëmijët në ato lagje, duke marrë frymë çdo ditë në atë ndotje. Ne kaluam me makinë nëpër zonë dhe dukshmëria ishte e tmerrshme”, ka shkruar senatori amerikan në Twitter.

Sipas senatorit Murhpy, për largimin e ndotjes nga Kosova, Kongresi Amerikan do të ndihmojë që kjo të bëhet nëpërmjet energjisë diellore.

“Për të ndihmuar në rregullimin e kësaj, Kongresi po financon një plan për të ndërtuar këtu energjinë diellore. Administratorja e USAID-it, Samantha Power @PowerUSAID ishte këtu javën e kaluar për të shpallur një ankand të ri të energjisë diellore. Ne kemi biseduar me kryeministrin Kurti se si të zgjerohet kjo”, ka përfunduar ai.

2/ To help fix this, Congress is funding a plan to build solar power here. USAID Administrator Samantha Power @PowerUSAID was here last week to announce a new solar power auction. We talked to Prime Minister Kurti about how to expand on this. https://t.co/ainnaPsZqk

— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 23, 2023