Senatorja amerikane uron Maqedoncin për detyrën e re

Në letrën e urimit që e ka publikuar vet ministri Maqedonci, senatorja amerikane shprehet e bindur se Maqedonci do tregojë sukses në detyrën e tij si Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni K. Ernst ka uruar Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për pozitën e tij të re si ministër.

Në letrën e urimit që e ka publikuar vet Maqedonci, senatorja amerikane kujton kohën e tij në studime gjersa shprehet e bindur se Maqedonci do tregojë sukses në detyrën e  tij si Ministër i Mbrojtjes.

“I dashur Ministër Maqedonci,

Urime për emërimin tuaj si Ministër i Mbrojtjes!

Më vjen keq që nuk mund t’ua shpreh urimet e mija në person; megjithatë më lejoni t’ua bëj të ditur se jam vërtetë e lumtur për emërimin tuaj në pozitën më se të merituar.

E mbaj mend me mall, kohën kur në vitin 2011, ju keni ardhë në Iowa për të marr pjesë në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare me Kosovën. Ka qenë një përvojë domethënëse të shoqëroj grupin tuaj përgjatë Qendrës Operative të Emergjencave dhe zonave të përmbytura në jugperëndim të Iowas.

Jam e bindur se do të vazhdoni të shkëlqeni në detyrën tuaj të re dhe me përkushtim t’i shërbeni popullit të Kosovës.

Edhe njëherë, ju lutem pranoni urimet e mija të sinqerta me rastin e emërimit tuaj”, thuhet në letër.

Pas dorëheqjes së ish-ministrit Mehaj, Ejup Maqedonci u emërua Ministër i Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika