Senatorja Shaheen: Radoiçiqi duhet të arrestohet për sulmin në Banjskë

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për të arrestuar kryeterroristin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radojçiq

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për të arrestuar kryeterroristin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Shaheen, që po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, tha se është takuar ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se sa i përket Radoiçiqit, palët duhet të bashkëpunojnë.

“Ata duhet të arrestojnë Radojiçiqin dhe ta fusin në burg”, ka thënë Shaheen gjatë konferencës së Sigurisë që u mbajt në Munih.

I sanksionuari i SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiq, ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, për çka senatorja Shaheen tha se i njëjti duhet të mbahet përgjegjës për vrasjet.

“Kam pasur rastin të takohem me presidentin Vuçiq sot në mëngjes, jam takuar me kryeministrin Kurti dje dhe një nga gjërat që mendoj se duhet të ndodhë është që duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta fusin në burg. Ai ka pranuar bashkëfajësinë në atë që ndodhi më 24 shtator, ka pranuar vrasjet dhe tani duhet të mbahet përgjegjës për këtë, dhe Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë”, ka thënë ajo./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika