Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas nënshkrimit të themelimit të Bordit të Paqes, një iniciativë e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Osmani ka theksuar rëndësinë strategjike të bashkëpunimit me SHBA-në, duke shkruar, “sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme”.

Ajo ka publikuar gjithashtu një foto nga momenti i shtrëngimit të duarve me Trumpin.

Presidenti Trump u shoqërua nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e 19 vendeve për ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka falënderuar edhe një herë vendet pjesëmarrëse dhe me kaq e ka përmbyllur ceremoninë e nënshkrimit.

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani