Serbët e veriut kërkojnë nga Brukseli zgjidhje për targat ilegale

Serbët e komunave veriore të Kosovës po kërkojnë zgjidhje nga Brukseli për çështjen e targave. Pak orë para nisjes së gjobitjes për pronarët e veturave ilegale, në veri të Kosovës janë parë sërish qindra vetura me regjistrime ilegale

Vendosja e stikersave ne targat serbe





Është dita e fundit, para se Policia e Kosovës të nis shqiptimin e gjobave prej 150 eurove, për të gjithë ngasësit e veturave me targa ilegale.

Megjithatë, në veri të Kosovës, gjatë së hënës, janë parë përsëri qindra vetura me regjistrime “KM” dhe të ngjashme.

Banorët serbë, sytë i kanë kah Brukseli për një kompromis. Zgjidhja, serbët vlerësojnë se nuk do të arrihet lehtë.

“Me shumë vështirësi do të realizohet një kompromis, por do të duhej. Është shumë e vështirë”, ka deklaruar një qytetarë serb.

Dikush tjetër, thekson se përveç targave, pajtim duhet të arrihet edhe për një marrëveshje përfundimtare.

“Çka t’ju them, po duhet të arrihet deri tek një marrëveshje e përbashkët mes shqiptarëve dhe serbëve. Pse? Sepse ne këtu jetojmë qe qindra vjet bashkë. Unë kam lindur në pjesën tjetër të Mitrovicës dhe kam pasur shumë shokë të mirë shqiptarë që kanë qenë të jashtëzakonshëm. Por tani me këtë politikë, kjo është katastrofale. Ne si popull nuk po dijmë çfarë të bëjmë. Kurti duhet pak të lëshoj pe. Pak Prishtina pak Beogradi, që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, që sërish të jemi bashkë. Nëse për aq shume vite e kohë kemi jetuar bashkë, mundemi edhe sot. Pra i takon vetëm politikanëve që të gjejnë gjuhën e përbashkët”, ka thënë Jero Aksintijeviq – Qytetar.

E Ilia Preveliq, një qytetar tjetër serb që jeton në veri të Mitrovicës, nuk i përjashton tensionet.

“Do të duhej të arrihej marrëveshje. Po shpresojmë, por vështirë po shkon. Lufta askujt nuk i duhet. Duam vetëm paqe. Nuk e di se çfarë po bën Kurti, nëse dëshiron me forcë, nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Kaq”, ka thënë Ilia Preleviq – Qytetar.

Gjatë së hënës, në rrugët e veriut të Kosovës janë parë duke patrulluar pak vetura të Policisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika