Serbët fillojnë të marrin pjesë në votime, dy votojnë në një pikë votimi në Leposaviq

Në njërën nga qendrat e vendvotimit në Leposaviq ka filluar procesi i votimit, ndërsa thuhet se edhe qytetarët serbë kanë filluar të votojnë

Janë orët e para të hapjes së qendrave të vendvotimit në veri të Kosovës, për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Lokale, ndërsa sipas gazetarëve të RTV Dukagjinit, të cilët janë në terren deri tani, në njërën nga vendvotimet në Leposaviq kanë thënë se kanë votuar dy qytetarë të komunitetit serb.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka bërë të ditur komisioneri, Enver Aliu.

“Po, i kemi dy votues për momentin, po presim edhe të tjerë. Kanë qenë serbë…”, ka deklaruar Aliu.

Në këtë qendër, tregon Aliu, janë gjithsej 13 mijë e 318 qytetarë me të drejtë vote.

Materiali zgjedhor në këtë pikë ka arritur rreth orës 6:30, mëngjesin e së dielës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika