Serbët kundërshtojnë stacionin e policisë që s’ka plan të ndërtohet
Një qëllim i ka mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut. Partia politike që ka emrin “Demokracia Serbe” ka dalë të shtunën që të mbledhë nënshkrime nga qytetarët për të kundërshtuar marrjen e një parcele nën pronësi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëheqësi i kësaj partie pretendon se hapësira prej 27 mijë metrash […]
Një qëllim i ka mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.
Partia politike që ka emrin “Demokracia Serbe” ka dalë të shtunën që të mbledhë nënshkrime nga qytetarët për të kundërshtuar marrjen e një parcele nën pronësi nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Udhëheqësi i kësaj partie pretendon se hapësira prej 27 mijë metrash katrorë do të shndërrohet në bazë të Policisë.
“Po tentohet të ndërtohet një bazë e policisë, e njësive speciale të armatosura, të strukturave mono etnike, siç i kemi tani në veri dhe kemi kuptuar se ato në të kaluarën ishin problem serioz për popullatën tonë dhe këtë herë duan që të na i vendosin në qendër të qytetit. Mendoj se nuk e kanë vendin këtu dhe mendoj se qytetarët tanë nuk kanë për ta mbështetur këtë”, ka deklaruar Aleksandër Arsinjeviq nga partia “Demokracia Serbe”.
Por, një gjë të tillë e mohon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Ai thotë se nuk kanë plane të tilla.
“Stacion të Policisë nuk ka, ne jemi në këtë ndërtesën këtu. Ka mundësi që ndërrojmë lokacion ose diçka e tillë mirëpo për atë vend jo, nuk është planifikuar të ketë stacion policor”, ka thënë Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë, Mitrovicë e Veriut.
Parcela në fjalë që është nën posedimin e MPB-së po planifikohet të përdoret për krejt diçka tjetër.
“Në atë vend do të ketë një qendër regjionale për trajnimin për patentë shofer, tash ajo zonë është e MPB-së dhe tash e shohim më tutje se si zhvillohet situata”, vijoi ai.
Pos të shtunës, qytetarët e komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut është paralajmëruar se do të nënshkruajnë peticionin edhe gjatë së dielës.















